Jo pak, por plot 230 punonjës janë shkarkuar nga Albpetrol dhe i shtohen listës së të papunëve në vend. Kjo ka ndodhur për shkak të koronavirusit që ka prekur Shqipërinë dhe dëmtuar jo pak bizneset në vend.
Në listë nuk janë vetëm punonjës, por edhe pjesë e administratës dhe sektorëve të tjerë, të cilëve kompania ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës.
Pavarësisht denoncimeve me karakter politik, ku opozita thotë se shkarkimet janë kryer për motive politike dhe se në vend të tyre do të emërohen të tjera, ajo që dihet me siguri të plotë është se 230 persona nuk do të çojnë më të ardhura në familjet e tyre.
Por, ka edhe qëndrime, sipas të cilave kjo ka ndodhur për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19. Vetë kompania në një document të saj, dorëzuar punonjësve të shkarkuar jep arsyet se zgjidhjes së kontratë, të cilat janë reduktimi i financave. Me poshtë është vetëm njëri prej vendimeve, të afishuara në muret e Albpetrolit gjenden edhe të tjerat.
Lista e punonjësve të shkarkuar është publikuar nga ish-deputeti demokrat Luan Baçi në faqen e tij në facebook.
