Skip to content

SHBA, 1458 të vdekur për 24 orë, më shumë se gjysma e tyre në Nju York

Për të dytën ditë rradhazi SHBA kanë regjistruar pothuajse 1500 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve, prej të cilëve 799 kanë ndërruar jetë vetëm në Neë York. Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo tha se megjithë numrin e lartë të vdekjeve, ka pasur një rënie të fortë të numrit të te infektuarve qe jane shtruar ne spital në 24 orët e fundit, në nivelin më të ulët përgjatë krizës së koronavirusit. Guvernatori Kuomo tha se përpjekjet për distancim social po funksionojnë.

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, tha se bilanci në SHBA mund të mbyllet me 60 mijë të vdekur. Aktualisht, numri i viktimave nga Covid është 16.246 ndërsa ai I të shëruarve 24.910.

Sipas imunologut Anthony Fauci nuk është e sigurt nëse kërcënimi i koronavirusit që ka përfshirë botën, do të zbehet me ngrohjen e kohës në hemisferën veriore gjatë javëve të ardhshme.

Në Shtetet e Bashkuara, numerohen mbi 451 mijë persona te infektuar me Covid, ndërkohë që vendi është në javën kur sipas ekspertëve epidemia pritet të arrijë pikun e saj.

Në konferencën e Shtëpisë së Bardhë të Mërkurën, Presidenti Donald Trump tha se ai do të donte të rihapte ekonominë e SHBA-së me “zhurmë të madhe”, por jo para se numri i të vdekurve të ulet ne menyre drastike.