Policia e Shtetit njoftoi sot se ka vijuar me planin e masave për të ndëshkuar të gjithë personat që shkelin karantinën. Në pamjet e shpërndarë nga policia, një subjekt i gjobitur me 100.000 lekë të reja gjobë është edhe një kafene e vogël në Elbasan. Pamjet janë tronditëse. Në një hapësirë tejet të ngushtë, 8 burra qëndrojnë ngjitur njëri me tjetrin dhe pinë kafe e raki.

Pa maska, pa doreza e pa dezinfektantë ata vijojnë jetën e tyre të qetë, sikur njerëzimi të mos ishte në mesin e një pandemie. Ndërkohë që Elbasani ka plot 15 të infektuar në një mënyrë të ngjashme përmes një restoranti i cili qëndroi hapur edhe pas vendosjes së masave nga qeveria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko