Dy pjesëtarë të personelit mjekësorë janë të prekur nga koronavirusi dhe janë të shtruar në spitalin Covid 1. Kështu bëri të ditur doktoresha Marjeta Dervishi, drejtuese Institutit të Shëndetit Publik gjatë konferencës për shtyp, duke mos dhënë emrat e tyre, por mjeku i njohur Roland Xhaxho dhe Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi gjenden të shtruar në këtë spital.

Dervishi theksoi gjithashtu se numri total i punonjësve të policisë së prekur është gjithsej tetë persona. Këta punonjës ku janë të prekur në Has dhe në Tiranë janë vetizoluar.

Ndërsa duke folur për numrin e të shëruarëve, ajo theksoi se pjesa më të madhe e tyre janë në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Lezhë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko