Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit” i nisur në Afrin të Sirisë, kanë vrarë 947 terroristë.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se nga informacionet e marra nga rajoni ku zhvillohet operacioni njoftohet se janë neutralizuar 12 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe ISIS.

Në deklaratë theksohet se që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit” e deri tani janë neutralizuar 947 terroristë.

Operacioni “Dega e Ullirit”, ka nisur më 20 janar 2018 në Afrin nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe ISIS-it, si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit, shkruan aa. Operacioni po zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Në objektiv po merren vetëm strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pajisjet e terroristëve, duke u treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohen civilët./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re