Skip to content

Pashkët katolike po afrojnë, lepujt, delet dhe pulat ‘mbrohen’ nga COVID-19, shfaqen ‘me maska’, këto janë çokollatat e reja që po bëjnë xhiron në rrjet

Shqipëri- COVID-19 ka paralizuar vendin, shqiptarët ndodhen të izoluar në banesat e tyre. Ndërkohë, Pashkët por afrojnë, por qytetarët nuk mund të mblidhen këtë herë për të festuar.

Në rrjet po qarkullojnë edhe disa foto, ku lepuri (prej çokollate),  i cili është një simbol i pashkëve, shfaqet me maskë, me qëllimin për ‘t’u mbrojtur’ nga COVID-19.  Por jo vetëm lepuri, por edhe pula prej çokollate, e cila bën vezën për Pashkët, ka ‘vënë maskë’.  Ndërkohë edhe ‘delet’ kanë marrë ‘masat’ për  COVID-19.  Tashmë fotot po bëjnë xhiron në rrjet.

Këtë vit besimtarët katolikë do t’i festojnë Pashkët më 12 prill. Ndërsa besimtarët ortodoksë do t’i festojnë Pashkët më 19 prill.

J.V/Dosja.al