KOSOVË– Një vogëlushe nga Kosova ka pushtuar rrjetet sociale ditën e sotme pasi është filmuar duke qarë për Albin Kurtin. Videoja është filmuar nga babai i vajzës, i cili e pyet të vogël se përse po qan.
“E ka rrëzu Isa Mustafa, ka rrëzu Albinin,”- thotë e vogla dhe lotët i rrëshkasin në faqe.
“Po pse qan mor bab…t’u ka dhimbs shumë or bab…,”- dëgjohet të thotë i ati.
Kriza politike në Kosovë paska përfshirë të madh e të vogël, mes tyre edhe vajzën, të cilës i rrëshkasin lotët për Kurtin dhe fajëson Mustafën për largimin e tij.
Çfarë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë?
(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d.getElementById(id))return;js=d.createElement(s);js.id=id;js.src=’https://embed.ex.co/sdk.js’;fjs.parentNode.insertBefore(js,fjs);}(document,’script’,’playbuzz-sdk’));
Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ndërsa sot, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë planin e masave të marra nga qeveria Kurti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
(f.m/dosja.al)
