Kryeministri Rama ka replikuar në rrjetet sociale me shoqatat e shoqerisë civile të cilat kundërshtuan propozimet e qeverisë për ashpërsimet e kodit penal dhe atij rrugor në kuadër të kësaj situate emergjente naga pandemia Covid 19.

 

Rama shkruan në Twitter se nëse kërkohet rivënia në lëvizje e ekonomise duke u ruajtur edhe nga rreziku I virusit, nuk ka rrugë tjetër nëse nuk shtrengohen disa gjëra.

 

Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!

 

Rama tha se mirëpret propozimet nga të gjithë aktorët, mirëpo duhen ndërmarre patjetër hapa të tjerë për të mbrojtur popullin nga kërcënimi I jetës në kushtet e epidemisë. Kreu I qeverisë tha se nuk bëhet fjalë fare që ai dhe këshilli I ministrave të tërhiqet.

 

 

Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko