Kryeministri italian Giuseppe Conte iu drejtua qytetarëve duke njoftuar zgjatjen e izolimit deri në 3 maj. “Shenjat e kurbës epidemiologjike janë inkurajuese, masat e kontrollit janë duke dhënë fryte,” tha Conte, shkruan
Por pavarësisht kësaj, siç thekson kryeministri, nuk duhet të rrezikojnë, duke çuar në rritjen e numrit të viktimave.
“Ne nuk mund të anulojmë përpjekjet e bëra deri më tani. Do të rrezikonim një rritje të viktimave“, thotë kryeministri. Më tej ai njofton se libraritë, dyqanet e veshjeve, lavanderitë dhe aktivitete të tjera prodhuese do të mund të rifillojnë nga 14 Prilli.
“Nga 14 prilli do të happen libraritë dhe dyqanet për fëmijët. Puna për fazën e dytë, nuk mund të presim që virusi të zhdukë çdo gjë nga territori tonë.
Po punojmë në një program për grupin e ekspertëve dhe masat në punë. Sociologë, prikologë do do dalogojë me komitetin shkencor teknik. Do të kenë mundësi për të rimenduar disa modele të jetës ekonomike-sociale, duhet të krijojmë modele të tjera.
Pastaj është edhe protokolli për sigurinë në ambientin e punës. Ekspertët tonë po e integrojnë dhe po e riforcojnë. Ndaj rekomandimi është për të gjithë që të nisin që tani, të shfrytëzojnë këtë mundësi bllokimi për të dezinfektuar ambientet e punës dhe për të implementuar të gjitha masat mbrojtëse. Duhet të mendojmë edhe për mënyrën e re të transportit”, tha Conte.