Skip to content

“Nuk kemi ç’të hamë”/ Rama sherr me qytetarin, ngatërron çerrat me fshatin e Cerrave

Kryeministri Edi Rama është keqkuptuar nga kërkesa e një qytetari dhe i ka kërkuar që të mos ofendojë njerëzit. Qytetari në fjalë, ka komentuar tek një status i kryeministrit dhe shkruan se nuk është në gjendje të shkojë në punë dhe nuk ka as çfarë të hajë.

Por emri i fshatit Cerrave është keqkuptuar nga Rama, që i ka thënë qytetarit, të mos ofendojë njerëzit.

Biseda në komente

Qytetari: Po mirë ju kam shkruar shumë herë. Nuk kemi ç’të hamë. Për shkak të masave nuk shkoj dot në punë. Qendrave Administrave Cerrave ndau disa herë ndihma dhe punonjësit i ndajnë sipas qejfit. Nuk ndihmojnë ata që kanë vërtetë nevojë. s’po marrim përgjigje nga ju

Rama: Lëri çerrat e mos hyej njerëzit po thuaj ku punon dhe si e ke hallin.

Qytetari: Cerravë është fshat i Pogradecit, sa zbret Qafë Pllocën.