Skip to content

Bilanc tragjik në SHBA, më shumë se 2100 të vdekur në 24 orë

Janë mbi gjysmë milioni njerëz në SHBA të infektuar nga koronavirusi, sipas Worldometers. Në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 2100  të vdekur në të gjitha shtetet, ndërkohë janë 33 752 raste të reja me COVID-19.

Në total, numri i personave të prekur është 502 876. Të shëruar janë 27,314 persona dhe viktima nga koronavirusi 18,747.

New Yorku mbetet shteti më i prekur me 172,358 raste. Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se vendi po afron pikun e infeksioneve me koronavirus dhe se numri i rasteve po sheshohet.

Ai tha gjithashtu se numri i viktimave në SHBA do të jetë më i ulët se 100 mijë, parashikimi i mëparshëm i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët paralajmërojnë për rrezikun e përfundimit të masave për distancimin shoqëror: Nëse SH.B.A. përfundon distancimin shoqëror dhe strategjitë e tjera për parandalimin  e koronavirusit deri më 1 maj, siç ka thënë  Presidenti Donald Trump, numri i personave të infektuar do të rritet.