Nëna e katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se 55 vjeçarja B.K, banore e Fushë Verrisë, bashkia Delvine dyshohet të ketë konsumuar fostoksinën gjatë natës.

Ajo është gjetur pa ndjenja në mëngjes nga familjarët, të cilët e kanë transportuar në spitalin e Sarandës por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Sipas burimeve mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë gjendja e saj depresive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko