Ditën e sotme ka lënë spitalin e Infektivit në Tiranë edhe një tjetër pacient i prekur nga Covid-19. Tashmë ai do t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm prej 14-ditësh në shtëpinë e tij.
Momentin kur ai ka dalë nga spitali e ka fotografuar LSA. Pacienti i cili duket në moshë rreth të 50-tave shfaqet i shoqëruar nga infermierët e ambulancës duke lënë ambientet e Infektivit.
Në sy bie se pacienti ende mban oksigjenin, të cilën duket se e ka marrë me vetë në banesë.
Ndërkohë nga të dhënat zyrtare në total janë 212 pacient që kanë mposhtur koronavirusin, ndërkohë që 23 të tjerë kanë ndërruar jetë.