Skip to content

VIDEO/ ‘COVID-12 në Shqipëri’, lapsusi i zv.ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli: Mirdita…

TIRANË- Lodhja e këtyre ditëve ka përfshirë mjekët, infermierët, gazetarët, policët e të gjithë ata që po përballen në vijën e parë me sëmundjen që ka paralizuar botën “COVID-19”. E sigurisht që nga sfilitja mund të dalin edhe lapsuse… Kështu ka ndodhur edhe sot në konferencën për shtyp të ministrisë së Shëndetësisë.

Dy ditë pasi u ngatërrua numri i të shtuarve tek Spitali “Shefqet Ndroqi”, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë një tjetër lapsus. “Mirdita, në vijim të komunikimit të përditshëm për situatën e COVID-12 në Shqipëri”,-tha ajo duke ngatërruar emërtimin e COVID-19.

Për më shumë ndiqni videon:

(F.g/dosja.al)