Skip to content

Djali i Azem Hajdarit emërohet në Vlorë, ja detyra që do kryejë në KESH (Dokumenti)

Djali i  Azem Hajdarit, Kirjard Hajdari është emëruar në detyrën e Specialistit Teknik, pranë Korporatës Elektroenergjitikë Shqiptare (KESH).

Sipas dokumentit të siguruar nga Panorama.al, kontrata e punës së Kirjard Hajdaritështë firmosur për tre muaj si fillim, që është dhe periudha e provës.

Në kontratë thuhet se Kirjard (Kiri) Hajdari ka nisur marrëdhënien e punës më datë 12.02.2020.

Edhe pse ai jeton në Tiranë, Kiri do ta ushtrojë detyrën pranë Departamentit të Zhvillimit Strategjik në Vlorë në pozicionin e specialistit teknik. Ndërkohë që në dokument thuhet se paga e tij është 95 mijë lekë të reja.

Kirjard Hajdari ka punuar më herët si jurist pranë Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që është marrë dhe me biznese private. Ai është parë disa herë në protestat e opozitës së Lulzim Bashës, edhe pse motra e tij, Rudina Hajdari, refuzoi të digjte mandatin.