Hotelet e Korçës vijojnë të mbushen me emigrantë shqiptarë të cilët hyjnë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Burime zyrtare nga Drejtoria e Kufirit e Migracionit kanë bërë të ditur se edhe 9 shtetas shqiptarë të cilët kanë qenë të pajisur me pasaporta biometrike, kanë hyrë sot në vend duke u dërguar në një prej hoteleve periferike të qytetit të Korçës, ku do të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë duke paguar edhe shpenzimet e nevojshme për fjetje dhe ushqim.

 

Në total prej disa ditësh në dy hotele të qytetit juglindor janë akomoduar 75 shtetas shqiptarë, të cilët do të mund të shkojnë në shtëpitë e tyre vetëm pas 14 ditëve të karantinës, masë kjo e vendosur nga qeveria shqiptare për të parandaluar përhapjen e Sars Cov 2.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko