Mjeku Tritan Kalo ka apeluar qytetarët që të mos abuzojnë më orarin e liridaljes. Ai tha në “Facebook” se kur sheh rrugët e Tiranës plot, të thyhet zemra sepse akoma nuk mund të bërtasim “Fitore”.

 

“DURIM, durim dhe vetëm durim…..PËRSËRITJA mbetet mama e dijes, dhe aspak baba e mërzitjes….Jemi ende larg së të thirrurit FITORE….Vetëizolimi, distancimi fizik, higjena vetjake dhe ajo kolektive, ushqimi, ajrimi i mjedisive tona, rehidrimi po fillojnë të na shpërblehen, POR me orët e “liridaljes” nuk duhet abuzuar….UDHËT e Tiranës zhurmojnë dhe t’a thyejnë pak zemrën ku sheh pamje si më poshtë…..Në spital me infermieret tona duararta e fjalëpakë të Pavjonit të parë, Mirën e Lulin si dhe me Agimin, i cili po përballet me Sars-Coc2/Covid-19 dhe këmbëngul që të bëjmë një foto së bashku….Fjalët në mesazhin e tij që bashkëshoqërojnë foton me të, janë prekëse dhe përmbajnë shumë mirënjohje: “Më bërë ta shijoj këtë shkëlqim dielli në dritaren time. Përqafime me mirënjohje të thellë.””

 

Tritan Kalo kërkoi nga qytetarët që të ndjekin vetëm këshillat e specialistëve. Nga e hëna, 13 prill, ushqimoret, bankat dhe farmacitë do të jenë të hapura deri në 17.30. Kjo do të thotë se edhe qytetarët kanë mundësi të bëjnë pazare deri në 17.30, por sërish duhet të marrin leje 1 orë e gjysmë për diçka të tillë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko