Skip to content

13 raste të reja me COVID-19/ 12 pacientë në terapi intensive

Raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri janë numëruar vetëm 13, nga 233 testime të kryera. Numri total i të prekurve ka shkuar kështu në 446. Shifrat e reja u përditsuan nga Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

 

“Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3877 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 446 raste.”

 

Ndërkohë, numri i të shëruarve ka shkuar në 217 në total, por është shtuar edhe numri i pacientëve në terapi intensive. Në të dy spitalet COVID, marrin trajtim intensiv 12 pacientë, nga të cilët 7 janë të intubuar, pranë në gjendje të rëndë.

 

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.”

 

Rastet e reja janë shtuar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.