Skip to content

Shërohen dy mjekë të prekur nga COVID-19

Brenda 24 orëve, në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 20 persona. Mes këtyre të shëruarve kanë qenë edhe dy mjekë. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Me dy mjekët e ditës së sotme, numri i personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19 shkon në 32. Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është 217.

Postimi :

Shërimi i plotë edhe i 2⃣ mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës

Shkon në 3⃣2⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 

Deri tani janë 2⃣1⃣7⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA