Skip to content

Kthehen 15 emigrantë të tjerë, hapet hoteli i tretë në Korçë për karantinimin e tyre

Më shumë se 15 emigrantë shqiptarë që kanë mbyllur punën sezonale në Greqi dhe iu kanë mbaruar ditët e qëndrimit në vendet e zonës Shengen janë kthyer në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Kjo ka sjellë domosdoshmërinë e hapjes së një tjetër hoteli pritës në Korçë që do të shërbejë si akomodim për karantinimin e shtetasve në fjalë për një periudhë 14 ditore.

 

Mbushja e dy hoteleve të para në kapacitetin e plotë të tyre ka vënë në lëvizje drejtorinë vendore të policisë për të gjetur një tjetër hotel në periferi të qytetit për të akomoduar shtetasit shqiptarë që do ti nënstrohen karantinimit. Është hapur kështu hoteli COVID 3 ku kanë filluar të hyjnë shtetasti e parë në izolim.

 

Në total gjatë ditëve të fundit janë rreth 85 stetas të cilët kanë hyrë në tokën tonë pas kthimit nga Greqia dhe janë karantinuar në hotelet e qytetit nën survejimin e forcave të rendit dhe të ushtrisë.

 

Nëse do të vijojnë kthimet e emigrantëve Drejtoria Vendore e Policisë po përgatitet për të kontaktuar hotele të tjera sipas nevojshmërisë që do të paraqitet për karantinimin e emigrantëve. Shtetasit shqiptarë janë duke u përballur edhe me vështirësi financiare për të përballuar situatën dhe akomodimin në hotel.

 

Ndërkaq vetëm 37 shtetasve po u paguhet shpenzimi i karantinimit nga Këshilli i Diasporës.