Skip to content

Lajmi i mirë/  Shërohen 2 mjekët të prekur nga COVID-19

Dy mjekët e infektuar nga Covid-19 janë shëruar plotësisht. Lajmin e mirë e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke bërë të ditur se në total numri i të shëruar nga personeli mjekësor është 32.

“Shërimi i plotë edhe i 2  mjekëve në Tiranë të prekur nga COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës. Shkon në 32  numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 217  pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me Covid-19”, shkruan Manastirliu.

Ndërsa mësohet se dy mjekët nuk ishin shtruar në spitali, por trajtoheshin nga shtëpia e tyre.