Skip to content

Veliu: Skandaloze që shefi i qarkullimit rrugor të Vlorës theu karantinën, shtoni kontrollet

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, e ka quajtur skandaloz rastin e shefit të qarkullimit rrugor të Vlorës, që theu karantinën e u kap me nëntë persona të tjerë duke luajtur futboll.

Ai bëri thirrje që me zgjatjen e fashave të orarit nga dita e nesërme, policia të jetë më vigjilente, e të kryejë më shumë kontrolle.

“Është skandaloz fakti që një punonjës i policisë thyen rregullat e kapet duke luajtur futboll. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Me zgjatjen e fashës se oraret, duhet që të rriten masat ndëshkuese.

Ka shumë qytetarë që dalim pa autorizim. Duhet që të shtohen kontrollet si te mjetet ashtu edhe te qytetarët. Duhet një angazhim dhe kujdes i i madh”, ishte urdhri i kreut të Policisë së Shtetit.

Shefi i qarkullimit rrugor të Vlorë, Rustem Plaka dhe nëntë shokë të tij do të duhet që të kalojnë 14 ditë në karantinë, pasi thyen rregullat e vendosura nga autoritetet shtetërore për parandalimin e koronavirusit.

Të dhjetë u gjobitën, ndërsa Plaka si edhe një punonjës i policisë që nuk tregoi për këtë ngjarje u pezulluan.