Skip to content

Këngëtari shqiptar humb njeriun e shtrenjtë, mesazhi prekës nga Anjeza Shahini

Këngëtari shqiptar, Arbër Arapi ka humbur nënën e tij, ndërkohë që e gjithë bota është gjunjëzuar para koronavirusit. Lajmin e hidhur e ka bërë vetë me dije Arapi, i cili u bë i njohur në spektaklin e “Ethet e të premtes”.

Teksa ka publikuar një foto të nënës së tij, këngëtari shkruan se nuk do ta mendonte kurrë se do t’ja jepte në këtë mënyrë lamtumirën të shtrenjtës së tij”. S‘e kisha menduar kurre qe do te thoja keshtu lamtumire shpirti im…Ti do jesh gjithmonë në zemrat tona!”– shkruan Arapi krah fotos.

Postimi i Arbër Arapit:

Një mesazh të ndjerë për nënën e Arbrit ka dhënë edhe këngëtarja Anjeza Shahini, e cila shkruan se do të jetë pranë mikut të saj, këngëtarit Arbër Arapi.

“Si fëmijë i lodhim prindërit tanë, si adoleshentë duam t’i bëjmë krenarë, si të rritur thjesht duam t’i shohim të lumtur dhe kurrë të mos i themi lamtumirë. Një tufë me lule për teta Verën e mirë. Na ke pranë miku ynë i dashur” – shkruan Anjeza krah fotos ku shfaqen të gjithë miqtë nga “Ethet e së premtes mbrëma”, Klajdi Musabelliu, Rosela Gjylbegu, Arbër Arapi dhe Tergita Gusta.