Skip to content

Covid-19 në Greqi, shkon në 98 numri i viktimave, rritet numri i të infektuarve

Dy persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit në Greqi duke e çuar në 98 numrin e viktimave në këtë shtet.

Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani numri i personave të konfirmuar pozitiv me koronavirus në Greqi ka arritur në 2114 persona.

Ndërkohë në të gjithë botën numri i viktimave ka shkuar në 114 290, ndërsa të infektuarit e kanë kaluar shifrën 1.8 milionë në rang global.