Një 23-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë. Raportohet se Reldi Guga është aksidentuar nga një kamion, teksa ka qenë duke ecur me biçikletë, pranë Uzinës Dinamo,.
Bëhet me dije se një kamion që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut, e ka përplasur.
Ai ishte student në një universitet privat dhe miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen me postimet në rrjetet sociale.
Postimi i bërë nga Universiteti për Reldin
Sa e dhimbshme, e trishtë dhe mizore të nisim sot postimin me një lajmërim që na ka goditur të gjithëve në shpirt.
Me hidhërim të thellë mësuam për humbjen e jetës, në një aksident tragjik, të studentit tonë Reldi Guga!
Universiteti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, gjithë të afërmve si dhe shokëve e shoqeve.
Jemi pranë tyre në këto momente të vështira, ku fjalët janë të tepërta!
Reldi ishte një nga studentët më aktiv në jëtën studentore dhe për këtë arsye kemi vendosur që një nga klubet studentore te Universitetit, të marrë emrin e tij.
Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!
Ngushëllime të sinqerta!
