Një ditë pas futjes në karantinë të mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Traumës të cilët mjekuan të aksidentuarin nga Durrësi, Partia Demokratike kërkon testim masiv.

Bardh Spahia, në një reagim në rrjetet sociale, bën me dije se e vetmja mënyrë për të këputur zinxhirin e infektimit që do të na kthente në normalitet, është rritja e testimeve.

“Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.”,-shkruan Spahia.

POSTIMI I PLOTË:

Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet cdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale.

Sot kemi disa mjek dhe infermiere nga spitali i traumes te vetekarantinuar. Uroj me zemer qe ti kene shpetuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyres aty ku ka dhe shume nevoje Testimet kane garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behen gati ti hedhin hapat e pare drejt normalizimit.

Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.

Dje, pesë mjekë dhe pesë infermierë janë karantinuar tek Spitali i Traumës në Tiranë, pasi i aksidentuari që ata mjekuan rezultoi pozitiv me Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko