Në ndihmë të policisë për të pikasur të pabindurit, të cilët thyejnë rregullat e karantinës do të jetë edhe teknologjia. Sot u prezantuan dronët, të cilët në fundjavë do të ngrihen në qiellin kryeqytetit ku do të monitorojë rrugët.

Aty ku ka persona që kanë shkelur karantinën, do të identifikohen dhe dot ë merren masa.

Në prezantimin këtyre pajisjeve ishte edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

Dronët kanë kamera të cilësisë së lartë si edhe altoparlantë, nga ku do t’u bëhet thirrje qytetarëve që të futen në banesë.

Gjithashtu falë aparateve që janë të montuar, fotografitë dhe videot që dot ë bëhen janë të një cilësie të lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko