Edhe pse një pjesë e bizneseve janë autorizuar nga qeveria për të vijuar punën, ato sërish janë duke u përballur me vështirësi të mëdha financiare.
Hasan Nuri, pronar i një servisi makinash në Elbasan, tregon se situata e krijuar nga virusi COVID-19 si dhe vendosja e fashave orare të lëvizjes i ka reduktuar punën.
Për Hasanin nëse kjo situatë do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, atëherë ai do të jetë i detyruar ta mbyllë biznesin duke lënë të pa punë dhe 7 punonjësit e tij.
Ai i bën apel qeverisë, që dhe bizneset që po punojnë këto ditë izolimi të përfshihen në paketën ekonomike pasi janë në krizë.