Koronavirusi po përhapet frikshëm në Spitalin e Shkodrës.
Këtë fillim jave raportohe një numër i madh rastesh të të prekurve me Covid-19. Janë plot 13 të infektuar të rinj mes tyre personel mjekësor dhe pacientë.
Një person ka ndërruar jetë në reanimacion në mesnatë. Mesa duket virusi ka ndikuar në shkakun e vdekjes, pasi ai ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 të dielën në mëngjes. Qyetari me inicialet M. S., 59 vjeç mësohet ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm.
Gjithashtu të infektuar rezultojnë dhe dy pacienët të tjerë që ndodheshin po në reanimacion, ndërsa në mësditë ata janë nisur për kurim në Tiranë.
Me koronavirus rezulton dhe një pacient i tretë që ka insuficiencë të veshkave dhe i nënshtrohet rregullisht dailizës. Dyshohet se dy të tjerë janë personel infermieror. Ndërkaq konfirmohet pozitiv dhe një polic i sigurisë të postës së Velipojës.
Burime të ABC Neës sigurojnë se ai është bashkëshorti i një prej punonjësve të fasonerisë që u konfirmua me koronavirus dy ditë më parë. Ndërkohë që dy persona të tjetër janë nga vatër e re, nënë e bir banues të lagjes, Xhabije, kurse një vajzë dhe nëna e saj janë banuese në Shirokë pas testit janë konfirmuar me koronavirus.
Këto të fundit janë kontaktet të të prekurës së ditës së shtunë nga Shiroka. Në total Shkodra shkon në 70 të prekur nga koronavirusi.
Pas kësaj situate alarmante në Shkodër në Prefekti i komanduar i Shkodrës Besdfort Llamallari dhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu kanë dalë në terren për të monitoruar tregjet dhe lëvzijet e qytetarëve. Veliu theksoi se ende nëpër tregjet e Shkodrës nuk respektohen rregullat dhe që mos gjobiten qytatarët duhet të marrin seriozisht mbrojtjen e shëndetit.
Ndërsa Llamallari ka kërkuar bashkëpunimin e shkodranëve për të respektuar sa më shumë masat që të ulet trendi i të prekurve me Covid-19. /