Rritja e rasteve në Shkodër, ka bërë që Bashkia të marrë një nismë të re, në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas një urdhri me disza pika, Bashkia bën me dije se ka shtuar masat shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative
Në tregun pranë Merkatës së Rusit
Duke filluar që nesër datë 14.04.2020, në treg do të tregëtojnë sipas radhës më poshtë:
Një ditë tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimi të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimi të shënuar me numër tek.
U kërkohet të gjithë tregëtarve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
Në tregun Zdrale
Ndalohet tregëtimi dhe hapja e tregut për një peiudhë dy javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. Kërkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.
Të gjithë subjekteve tregtare në Shkodër u kërkohet:
Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambjentet e tregëtimit.
Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.
Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klentët.
Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
Të gjitha subjekteve, bare dhe restorante
Aktualisht janëtë mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, kërkohet brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera.
Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër
U kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vejake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjëes së autorizuar për kryerjene shërbimeve për familjen.
Të gjithë banorëve
U kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.
Në rast mos zbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat adminstrative përkatëse, ndërsa pika e fundit lidhet me hyrjen menjëherë në fuqi të këtij ligji.
