Nëse paga mujore neto e një deputeti është 118.215 lekë të reja, përfitimet e tjera si pagesa për telefonin, shpenzimet për karburantin, honorare, dieta, qira për banesë deri tek fjetjet në hotel, arrijnë 150 000 deri në 200 000 lekë në muaj. Por jo të gjithë ligjvënësit i kanë shfrytëzuar këto privilegje.
Nga verifikimi i shpenzimeve të Kuvendit gjatë tremujorit të fundit të vitit 2019, rezultojnë se disa deputetë kanë përfituar zero lekë për telefon, karburant, dieta dhe honorare. Konkretisht, gjatë tremujorit të fundit të 2019, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, së bashku me deputetët Vasilika Hysi dhe Myslim Murrizi nuk kanë përfituar asnjë lekë për karburant dhe telefon.
Deputetët e tjerë kanë përfituar deri në 40 000 lekë për karburant dhe pagesën fikse 17 000 lekë për telefon. Zonja Hysi dhe Ruçi nuk kanë përfituar as dieta dhe honorare.
Ndërkaq, tre deputetë nuk kanë përfituar rregullisht pagesa për dieta dhe honorane, me sa duket edhe për shkak të mungesave. Ata janë Tom Doshi, Lefter Koka dhe Sadri Abazi. Honorare nuk kanë përfituar gjatë kësaj periudhe as deputetët Enada Kapllani dhe Besnik Troplini, për shkak të mungesave në mbledhjet e komisioneve parlamentare, gjatë tremujorit të fundit të 2019, raporton “shqiptarja.com”. Ndërkohë që gjatë muajit dhjetor 2019, periudhë që përkon me kohën pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, 67 deputetë nuk kanë përfituar para për dieta.
Nuk përfituan pagesa për telefon dhe karburant gjatë tremujorit të fundit 2019 Gramoz Ruçi Vasilika Hysi dhe Myslim Murrizi. Nuk përfituan dieta në muajin tetor 2019, Anduel Xhindi, Sadri Abazi, Tom Doshi, Vasilika Hysi, Xhemal Qefalia, Edmond Leka, Arben Pellumbi, Vilma Bello, Lefter Koka, Fatmir Xhafa, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Enver Roshi, Alban Zeneli, Koçi Tahiri, Erion Piciri, Ervis Meço.
Nuk përfituan honorare në muajin tetor 2019 Gramoz Ruçi, Sadri Abazi, Tom Doshi, Lefter Koka, Enada Kapllani, Erion Piciri dhe Besnik Troplini. Thuajse të gjithë deputetët nuk kanë përfituar dieta as për muajin nëntor dhe as dielat për tetorin e vitit të kaluar.