Një tërmet me magnitudë 3.3 i shkallës rihter sapo ka rënë në Durrës. Edhe pse magnituda ka qenë e vogël lëkundjet janë ndjerë goxha pasi ka qenë me intensitet katër.
Epiqendra ka qenë në deti Adriatik, 21 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe 45 kilometra larg Tiranës.
Banorët e Durrësit janë shprehur se i kanë ndjerë lëkundjet të cilat fatmirësisht nuk kanë qenë shumë shqetësuese.
Edhe një natë më parë, banorët e Durrësit përjetuan çaste ankthi për shkak të tërmetit, por ndryshe nga herët e tjera ata nuk kanë zgjedhur të dalin jashtë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, epiqendra ka qenë në Gjirin e Lalzit dhe në në thellësi prej 39 kilometrash.