Kryeministri Rama prezantoi sot paketën e re të ndihmës financiare e cila do të mbështesë 176 mijë biznese dhe individë deri në fund të muajit maj.
Kjo paketë parashikon që 176 mijë punonjës të larguar të turizmit, biznesit të madh dhe të vogël do të marrin 40 mijë lekë pagë.
Paketa e zgjeruar do të miratohet brenda 48 orësh dhe më 20 prill nis lëvrimi.
“Paketa e parë ekonomike na ndihmoi… Sot pasi e kemi ndjekur me vëmendje situatën, është momenti ta zgjerojmë paketën, sepse plot të tjerë janë goditur drejtpërdrejt. Kjo paketë do mbështesë 176 mijë të tjerë, deri në fund të majit. Deri në maj, sepse ne besojmë se duke mbajtur të shtrënguar fort zinxhirin dhe kurba do ulet dhe do mund të lëvizim jashtë perimetrit ku jemi sot, por me shumë kujdes, duke iu rikthyer sërish punës… në të gjitha rastet ne jemi gati për paketën e tretë, mes 20-25 maj, duke parë dinamikën, dhe do të jemi në gjendje t’u gjendemi pranë atyre që nuk kenë dot mundësi të kthehen në punë.
Paketa është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 66 mijë punonjës të larguar, pezulluar nga biznesi i madh.
100 mijë punonjës në biznesin e vogël që kanë punuar, por me xhiro minimale nga mbyllja e përgjithshme dhe nuk përfituan nga paketa e parë, do vëmë në dispozicion 40 milionë dollarë dhe çdo individi në këtë kategori do t’i japim 400 dollarë drejt për drejt.
Po kështu për ata që kanë humbur punën, 66 mijë individë, 26 milion dollarë në dispozicion dhe ata 400 mijë lekë direkt.
10 mijë punonjës në sektorin e turizmit, po me 400 mijë lekë.
Në total paketa adreson nevojat për aktfrymëmarrje në ekonominë familjare të 176 mijë individëve dhe 70 milionë dollarë në total, një shumë e konsiderueshme e cila ju shkon atyre që e kanë të nevojshme sot të ndihën të mbështetur dhe ne nuk i lemë vetëm”.
