Kryeministri Edi Rama me një status në Facebook ka dhënë sqarime për paketën e zgjeruar dhe për përfituesit e pagesës direkte 40 000 lekë. Sipas tij, paga do të jetë për 66 mijë punonjës të bizneseve të mëdha dhe 100 mijë të bizneseve të vogla, të cilët janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës.
“PAKETA E ZGJERUAR MBËSHTET ME NJË PAGESË DIREKTE 40.000 Lek (400USD) 176.000 MIJË FAMILJE
100 MIJË TË PUNËSUAR NË BIZNESET E VOGLA, TË CILAT JANË GODITUR NË XHIRON E TYRE GJATË JAVËVE TË KUFIZIMIT TË LËVIZJEVE
66 MIJË PUNONJËS NË BIZNESET E MËDHA QË JANË GODITUR GJATË KËTYRE JAVËVE NË VENDET E TYRE TË PUNËS
10 MIJË TË PUNËSUAR NË SEKTORIN E TURIZMIT
NGA DATA 20 PRILL SHUMA 40.000 Lek DO TË FILLOJË TË DERDHET NË LLOGARITË E TË GJITHË KETYRE INDIVIDËVE DHE BRENDA MUAJIT TË 176 MIJË FAMILJET PËRKATËSE DO TA KENË MARRË ATË”, shkroi Rama në profilin e tij.
Kryeministri beson se me konsolidimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit.
