Skip to content

Ministria e Shëndetësisë tregon gjendjen e pacientëve me Covid-19, 5 prej tyre të intubuar

Ministria e Shëndetësisë ka treguar gjendjen e pacientëve që po trajtohen nga koronavirusi në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Nga 475 persona të prekur deri më tani, vetëm 46 persona vijojnë të trajtohen në dy spitalet COVID. Ministria njofton se 5 prej 37 pacientëve që po trajtohen në spitalin infektiv janë në terapi intensive, ndërkohë që 1 prej tyre është i intubuar. Ndërsa në spitalin  Shefqet Ndroqi, po marrin trajtim mjekësor 9 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 4 janë të intubuar.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 16 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248./Abcnews.al