Skip to content

Një tjetër lajm i mirë, shërohen dy mjekët e infektuar me COVID-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore Skënder Brataj, si edhe doktor Andi Koraqi janë shëruar nga koronavirusi, duke e fituar këtë betejë me sëmundjen.

Lajmin e dha në Facebook ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Deri më tani janë shëruar nga COVID-19, 36 punonjës të shëndetësisë.

“#LajmetëMira për stafet mjekësore Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19 Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit Deri tani 3⃣6⃣ personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19

2⃣4⃣8⃣ pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me #COVID-19:, shkroi ajo.