Kreu i qeverisë, Edi Rama theksoi se se edhe ata që janë punësuar në kopshtet private, do të përfitojnë nga ndihmat dhe paketa e qeverisë.
“Nëse bëhet fjalë për kopshtet private dhe për shkurtimin apo mbetje pa punë të atyre që janë në kopshte përfshihen. Patjetër që përfshiheni”, tha Rama.
Në një deklaratë në profilin e tij në Facebook, teksa iu përgjigj pyetjeve të shqiptarëve për paketën e dytë që është prezantuar, Rama shpjegoi se lokalet dhe restorantet janë të fundit që do të hapen pas kësaj epidemie të Covid-19.
“Për ata që thonë se koronavirusi nuk na bën gjë, koronavirusi ne na luan fenë, siç ja bëri më të fortëve se ne. Armiku nuk ka ikur është vërdallë nëse hapim një shteg bën gjëmën. Për bukë kurrë shqiptarët nuk kanë vdekur. Është bukë, kripë dhe zemër, nuk thonë kot për shqiptarët.
Kështu e ka kjo punë, më vjen shumë keq. Ne po përgatisim programin e hapjes dalë ngadalë. Gjithçka do të bëhet në mënyrë strikte dhe sipas punës. Duke parë edhe vendet e tjera, asnjë vend nuk ka folur për hapjet që fillojnë me baret apo restorantet. Janë të fundit që do hapen. Më vjen keq, por është e pamundur”, deklaroi Rama.
