Skip to content

Kryeministri sqaron skemën se si do të jepet 40 mijë lekëshi: Çfarë duam të shmangim

Kryeministri Edi Rama tregoi se do të jepet pagesa prej 40 mijë lekësh për punonjësit. Ai e bëri të qartë se paratë do të kalojnë direkt në llogarinë e punonjësit dhe as te kompania e as te pronari.

Kryeministri shtoi se bazuar tek listë-pagesat e paraqitura ,për të marrë shpërblimin do të mjaftojë një konfirmim kur të hapet faqja përkatëse në Drejtorinë e Tatimeve.

“Jemi në një shifër që prek drejtpërdrejtë dhe ndihmon më shumë se sa gjysmën e të punësuarve në sektorin privat. Kjo pagë 400 mijë duam të vijë drejtpërdrejtë tek punonjësit jo të kalojë tek pronari apo kompania. Punonjësit janë zgjedhur bazuar tek listë-agesat e paraqitura nga kompanitë deri më datën 10. Të gjithë ata që figurojnë të larguar të papaguar, javë pas jave, në këto lista, janë të identifikuar dhe do të duhet vetëm që në momentin që do të hapet faqja përkatëse në adresën online të Drejtorisë së Tatimeve, thjeshtë të konfirmosh. tatimet e disponojnë emrin tënd, të duhet vetëm të konfirmosh, pa asnjë procedurë verifikimi, siç ndodh me paketën e parë“, tha Rama në komunikim me mediat.