Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor. Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, aq sa njëra prej tyre ka përfunduar në ambientet e brendshme të një biznesi.
Makina e cila ka përfunduar brenda një biznesi është një Volvo me targa të huaja.
Paraprakisht raportohet për një person të plagosur.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
