Skip to content

Ndihma për njerëzit në nevojë/ Emigranti shqiptar, pako me ushqime për familjet në ish-Kënetë

100 pako me ndihma ushqimore janë shpërndarë në zonën e ish-Kënetës në Durrës këtë të martë.

Ndihmat ishin kontribut i një emigranti shqiptar në Angli. Ushqimet u derguan ne familjet te cilat jane ne veshtiresi ekonomike për shkak të izolimit nga koronavirusi.

Në zoën e ish-Kënetës, sipas autoriteteve bashkiake, janë rreth 600 familje qe jetojne ne varferi te cilat kanë nevojë për furnizim me ushqime.

Ditët e fundit kanë qene te shumte emigrantët qe kane kontribuar individualisht per te mbeshtetur njerzit ne nevoje.