Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ndëshkimet që do të përfshihen në kodin e ri penal përgjatë periudhës së karantinës në kohë pandemie. Rama tha se masat do të shtrëngohen dhe të jenë të vlefshme vetëm gjatë kësaj periudhe, ndërsa deklaroi se gjobat nuk janë për të mbushur buxhetin e shtetit por për të dhënë mesazhin se kjo luftë përballohet me rregulla.

“Ne do ta miratojmë në kodin penal, ndryshimet për karantinimin e njerëzve në kohë pandemie. Masat janë për këtë periudhë dhe jo përtej pandemisë. Ndëshkimet do të bëhen ekzemplare.

Kush thotë se populli ha burg harrojnë se ato janë vetëm për disa individë. Populli nuk shkel rregulla. Gjobat nuk janë për të mbushur buxhetin, janë për të dhënë mesazhin se kjo luftë përballohet me rregulla. Rregullat janë njësoj për të gjithë”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko