Skip to content

Reagon ministria e Shëndetësisë: Nuk ka viktimë nga COVID-19 në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë reagoi në lidhje me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienteje me COVID-19. Institucioni e bëri të qartë se shkaku i ndarjes nga jeta të viktimës ishte sëmundja e rëndë e pankreasit dhe jo virusi COVID-19.

“Gjatë ditës së ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant. 62-vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit.

Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.”, ishte njoftimi i institucionit.