Skip to content

Ulet numri i të prekurve por jo ai i viktimave, 602 persona humbin jetën nga Covid-19 në Itali

Brenda 24 orëve, si pasojë e koronavirusit, në Itali kanë humbur jetën 602 persona. Numri i viktimave vazhdon të jetë në rritje pasi të hënën humbën jetën nga koronavirusi 566 persona. Ndërsa, numri total i viktimave në vend është rritur në 21,067.

Ndërsa, për herë të parë që nga 13 marsi, numri i rasteve të konfirmuara brenda një dite është më i ulët se 3000. Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë konfirmuar 2,972 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të infektuarve në vend shkon në 162,488, ndërsa Italia mban vendin e tretë si vendi më i prekur nga koronavirusi.

Deri më tani, vendi më i prekur në botë rezulton të jenë SHBA-të me 590,997 të infektuar dhe 24,586 viktima. Ndërsa, në vendin e dytë radhitet Spanja me 172,541 të infektuar dhe 18,056 viktima. /