Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë arrest me burg për 7 anëtarët e një grupi te trafikut te kokainës, të arrestuar pak kohë më parë në Shkodër. Helidon Marku i dënuar disa herë për vepra të rënda penale, Indrit Tagani, Erjon Zekaj, Saimir Arçi, Aldo Vruçaj dhe Aleksandër Matoja do qëndrojnë ne qeli deri ne përfundim te hetimeve. Ndërsa Kristian Ukaj do te jete nen arrest për 30 dite. Gjatë operacionit “forca e ligjit”, policia sekuestroi 2.2 kg kokainë, pese automjete, 10 telefona celulare, si dhe nje sasi lekësh dhe eurosh. Sipas policisë, Helidon Marku, menaxher i një lokali nate në Shkodër në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të shitjes së dograve të forta kokainë dhe heroinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re