Skip to content

Shqetësim në Kukës, pas infermierit infektohen 4 familjarë të tij dhe një kolege

Shtohet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kukës. Numri i të prekurve ka shkuar në 6. Pas infermierit, me COVID-19 rezultojnë edhe 4 pjesëtarë të familjes dhe një kolege e tij.

Lajmi është konfirmuar nga Njësia Vendore, raporton Ora News. Pas rastit të djeshëm, ISHP mori 58 tamponë nga të cilët 27 për personelin mjekësor dhe pjesa tjetër për familjaret dhe kontaktet e tyre.

Pas rezultatit të analizave, vetëm një infermiere e urgjencës dhe katër pjesëtarët e familjes të infermierit rezultuan pozitiv, duke e çuar në 6 numrin total.

Njësia Vendore e Shëndetësisë në Kukës pohoi se janë listuar te gjitha kontaktet dhe rrethet e miqësisë familjare dhe që nga ora 12 e mesnatës i janë nënshtruar karantinimit të plotë.