Skip to content

Shtohen rastet në Elbasan, bashkëshorti i punonjëses së bankës me koronavirus

Një prej rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në Elbasan është ai i bashkëshortit të punonjëses së bankës, e cila është konfirmuar me COVID-19 rreth 2 javë më parë.

Deri tani, në Elbasan numërohen 16 raste me koronavirus, ndërsa në gjithë Shqipërinë numri i të infektuarve ka shkuar në 494.

Numri i viktimave ka shkuar në 25, pasi mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv ndërroi jetë një 90-vjeçar, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera.