Si pasojë e masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 dhe në përputhje të plotë me kufizimet dhe rregullat e kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi mbledhjen plenare përmes platformës on-line në prani të 8 anëtarëve dhe në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi (Cami).

Këshilli vendosi në mënyrë unanime caktimin e prokurorit Gjon Fusha, në drejtimin e Prokurorisë së Apelit pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër nga data 16 prill deri në në 15 korrik.

Pasi u njoh me relacionin shpjegues nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për Elion Mustafaj, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për periudhën 1 vjeçare duke filluar nga data 01 maj deri në fundin e muajit prill të vitit të ardhshëm.

Këshilli vendosi unanimisht edhe miratimin e projektvendimit  “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko