Skip to content

Sot 19 raste të reja me koronavirus, si është zgjeruar harta e infeksioneve në vendin tonë

Ditën e sotme janë shënuar 19 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, listën e të infektuarve e kryeson sërish Tirana me njëmbëdhjetë raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në kryeqytet në 237.

Ndërkohë që harta është zgjeruar në Kukës, me pesë raste të reja.

Pesë personat e prekur janë kontakte të rastit të djeshëm të infektuar, mes të cilëve katër familjarë të tij dhe një infermiere. Edhe Kruja, Korça dhe Elbasani kanë zgjeruar hartën e infeksionit me nga një rast të ri.

Rastet e reja

-11 raste Tiranë
-5 raste Kukës
-1 rast Krujë
-1 rast Korçë
-1 rast Elbasan.