Skip to content

Shkodra jashtë kontrolli/ Edhe 6 raste të reja me Covid 19, mes tyre dhe punonjës shteti

Të tjera raste pozitive me Covid 19 janë regjistruar në Shkodër. Gjatë pasdites së sotme janë konfirmuar 6 raste, ku një prej tyre sipas burimeve është punonjës i Policisë në Burgun e Reçit.

Nga të prekurit 1 rast është infermiere në Spitalin Rajonal, ndërkohë që rastet e tjera janë nga familjarë të të prekurve të tjerë. Priten edhe të tjera përgjigje, pasi gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër janë kryer më shumë se 50 teste.