Skip to content

52 policë në karantinë me Covid 19, ministri Lleshaj jep detaje në Open

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe për infektimin në radhët e Policisë së Shtetit. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channnel, Lleshaj tha se janë 16 policë të infektuar dhe gjithëse0j janë 54 të karantinuar.

“Tani kemi 8 punonjës policie, të cilët janë aktiv me virusin. Janë gjithsej 16 punonjës policie të infektuar dhe kemi 52 policë të karantinuar”, u shpreh ministri.

Më tej Lleshaj u shpreh se masat do të forcohen ndërkohë që hapja graduale do të fillojë, por do të shtohen sanksionet për shkelësit.